“Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, miratuam disa prej çështjeve që ne, si Grup Parlamentar i PDK-së, konsideruam se janë prioritet dhe ne interes të qytetarëve të Komunës sonë”, ka thënë Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.
Sipas tij, në këtë kuadër, me vërejtjet opozitare është miratuar propozimi për lejimin për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës me pronën e paluajtshme të Shoqatës së Gjahtarëve “Agim Ramadani”, për t’i hapë rrugë projektit të rrethrrotullimit të Rrugës së vjetër të Kumanovës.
“Me këtë rast, ne si opozitë penguam mazhorancën në dëmtimin e interesit të përgjithshëm të Komunës, për të shpronësuar parcela kontestuese”, ka thënë Shefik Surdulli, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së.