(2L ONLINE) – (e plotësuar) – Dega e PDK-së në Gjilan, është në udhëkryq. Kështu mendon Shefik Surdulli, sekretar administrativ i PDK-së së Gjilanit. Surdulli, i cili sa ishte PDK-ja në pushtet ishte edhe zëdhënësi komunës, ka thënë se është momenti i fundit që kryesia e kësaj partie, në krye me kryetari ne saj Hashim Thaçi, pa humbur kohë, duhet të zbres në Gjilan, të diskutojë bashkë me strukturat e këtij subjekti në Gjilan lidhur me përfaqësimin e Gjilanit (PDK-së), në Qeverinë e re të koalicionit dhe çështje tjera po ashtu të rëndësishme.
“Përndryshe, pakënaqësitë e strukturave të Degës, në këtë relacion, janë të mëdha. Madje, mu për këtë, kanë filluar edhe dorëheqjet në kryesine e degës. Shpresojmë në ndërmarrjen e hapave konkret, të Qendrës, në këtë drejtim, për tejkalimin e situatës së krijuar në degë”, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Shefik Surdulli, sekretar administrativ i PDK së në Gjilan.
Përndryshe, ajo çfarë e dallon Surdullin nga të tjerët ka qenë edhe akti i tij i tërheqjes nga pozicioni i shefit të Zyrës për informim dhe të qenit më tutje zyrtar i komunës, për shkak të krijimit të rrethanave të reja politike, pasi partia e tij që qeveriste me Gjilanit i kishte humbur zgjedhjet. Ai këtë veprim e kishte marr pasi vlerësonte se si sekretar i partisë (PDK) që i kishte humbur zgjedhjet, nuk e kishte vendin aty dhe kishte hequr dorë nga vendi i punës për shkak të identiteti partiak dhe si aspekt moral sepse ka pas kontratë pune të karrierës. Prandaj edhe deklarimi i sotshëm nga Surdulli, vije si brengë e tij për gjendjen aktuale në PDK-në e Gjilanit. /2L ONLINE/