“Pavarësisht anomalive të shumta të qeverisjes lokale në Gjilan, por edhe të asaj qendrore, lidhur edhe me trajtimin e ujërave të zeza, unë mendoj se PDK duhet ta votojë sot projektligjin për marrëveshjen ndërkombëtare të financimit të projektit për sistemimin (impiantin) e ujërave te zeza në komunën e Gjilanit”.
Kështu ka thënë, Shefik Surdulli, nga Partia Demokratike e Kosovë (PDK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Sipas tij, qytetarët e Komunës së Gjilanit nuk duhet ta pësojnë për shkak të kundërthënieve politike – parlamentare, pavarësisht kush ka të drejtë e kush jo në këtë relacion.
“Votën ua kemi dhënë për t’i shërbyer edhe qytetarëve të Gjilanit. Nga ky projekt, në plan të parë, përfitojnë qytetarët e komunës së Gjilanit. Bëjeni, mos u bëni si ata!”, është shprehur Surdulli i PDK-së. /2LONLINE.com/