Në kuadër të Javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohen tri ndeshjet e fundit, mes tyre luajnë edhe dy skuadrat gjilanase, Drita pret në shtëpi skuadrën e Malishevës, ndërsa Gjilani udhëton për t’u ballafaquar me skuadrën e Llapit.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Ballkanit e Ferizajt.
Përndryshe, skuadra e Dritës vazhdon t’i prijë kreut të tabelës me 32 pikë, ndërsa skuadra tjetër gjilanase aktualisht mban pozitën e tretë me 24 pikë
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /2LONLINE/