“Pas arritjes historike të Ballkanit, duke u kualifikuar në fazën e grupeve në UEFA Conference League, por edhe paraqitjes së mirë edhe të skuadrave tjera në garat evropiane në vitet e fundit, Superliga e Kosovës tashmë është ngjitur për madje 6 vende në renditjen e ligave evropiane”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Më tej thuhet se në rifreskimin e fundit të bërë këtë të diele në renditjen e UEFA-s për ligat, elita e futbollit tonë zë pozitën e 33-të, duke lënë prapa shumicën e vendeve fqinje por edhe liga tjera evropiane.
Renditja e vendeve të UEFA-s (i njohur edhe si koeficienti UEFA-s) është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme. Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit.
“Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë. Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlerësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës. /2LONLINE/