Gazeta angleze ‘The Sun’, raporton që futbollisti i Werderit të Bremenit, Milot Rashica është duke u monitoruar nga agjentët e skuadrave më të mira në Premier Ligë.
Forma e mirë e Milot Rashicës, ka bërë që të shtohet interesimi i klubeve të ndryshme nga Evropa, veçanërisht nga Anglia.
Ylli ne ngritje nga Kosova, 22 vjeçari, e ka nisur vitin 2019 duke regjistruar 8 gola në 10 ndeshje në Bundeligë dhe Kupë.
Javë më parë mediumet angleze kishin bërë të ditur që Rashica kërkohet me ngulm nga Crystal Palace, por tani në garë kanë hyrë edhe skuadra tjera që luftojnë për titullin e kampionit.