Xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës do të përfundojë sot me dy ndeshje. Ndeshja kryesore padyshim që pritet të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Dritën.
Kjo ndeshje është betejë e rëndësishme për gjilanasit në luftën për titull, pasi tashmë ka vetëm një pikë diferencë me Prishtinën që është e dyta, shkruan 2LONLINE.com.
Pas kësaj jave, Drita do të zhvillojë ndeshjen e derbit lokal me Gjilanin, i cili poashtu po qëndron aktiv në garën për titullin kampion, prandaj do të jetë ndëshje e vërtetë derbi.
Kurse, Llapi do të luaj pa presionin e rezultatit pasi që i ka humbur shpresat për të dalë në garat evropiane.
Ndërsa, në ndeshjen tjetër, Ferizaj e pret skuadrën mitrovicase, Trepça ’89. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 17:00.