Në mesjavë më 6 dhe 7 nëntor do të zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita zhvillon ndeshjen ndaj Dukagjinit të Klinës në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ndërsa SC Gjilani i shkon Vustrrisë.
Kryendeshja e javës do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit. Ky duel do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00.
Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Ballkanit dhe Llapit, dy skuadrave që pretendojnë titullin këtë edicion.