Ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll në mes Trepaës 89 dhe Besës së Pejës, për herë të parë në histori të saj do të zhvillohet në Gjilan dhe këtë organizim Federata e Futbollit të Kosovës ia besoi Lidhjes Rajonale të Futbollit.
Në konferencën për media, kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha, fillimisht, falënderoi kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin për besimin që një ngjarjeje të tillë të mbahet në Gjilan, për çka tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizim dinjitoz dhe shpreson që Gjilani të dëshmojë kulturë të lartë sportive.
“Fillimisht falënderoj kryetarin Fadil Vokrri për besimin ndaj Lidhjes Rajonale për organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm sportiv. Ky është organizimi I parë në histori që bëhet në Gjilan dhe shpresojmë të dëshmojmë për traditën dhe kulturën e lart sportive, sikurse ndër vite. Neve na duhet ta dëshmojmë se Anamorava di dhe mundet, prandaj jemi kujdesur në detaje që gjithçka të jetë nën kontroll dhe e organizuar mirë, si në aspektin sportive brenda fushës ashtu edhe për sigurinë në tribuna dhe jashtë stadiumit. Uroj për lojë fer dhe atmosferë, nga të dyja tifozëritë, pse jo edhe nga sportdashësit nga e gjithë Kosova”, ka thënë Hoxha, transmeton Portali 2LONLINE.
E për organizim të mirë, lojë fer, atmosferë dhe ngjarje sportive paincidente, shpreson edhe anëtari I Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, Bekim Rexhepi.
Ky I fundit ishte njëri nga iniciatorët dhe përkrahësit e idesë që ky event të mbahet në Gjilan, për çka u shpreh optimist se vëmendja do të jetë në qytetin e futbollit dhe ftoi gjithë sportdashësit të jenë prezentë në këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin kosovar.
“Të gjitha përgatitjet kanë shkuar me rregull dhe sipas njoftimeve që kemi organizimi ka shkuar shumë mirë. Jemi në pritje të ditës së nesërme për cka shpresojmë që këtë ndeshje ta bëjmë sa më madhështore, pasi edhe ashtu Gjilani njihet për qytet të futbollit. Shpresojmë që edhe sportdashësit dhe tifozët të jenë të kënaqur si me organizim ashtu edhe me atmosferën dhe para se gjithash me lojën në fushë. Ftojë të gjithë ata që e duan dhe e përcjellin futbollin në Kosovë të jenë në stadiumin e qytetit në Gjilan”, ka thënë Rexhepi, transmeton Portali 2LONLINE.
kryetari I Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha, theksoi se Këshilli organizativ ka bërë përgatitje të veçanta për mbarëvajtjen e kësaj përballje, duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës dhe Sigurimin Privat, sikurse që janë njoftuar tifozët mysafirë që do të zbarkojnë në Gjilan, respektivisht nga Mitrovica përkrahësit e Trepçës 89 dhe nga Peja të Besës.
Në këtë finale do të ballafaqohen Kampioni I Kosovës Trepça 89, I cili do jetë vendas dhe fituesja e kupës së Kosovës, Besa si mysafire, për çka tribunat tashmë janë të ndara dhe gjithçka është nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, për të evituar çdo incident të mundshëm.
Ndeshja zhvillohet me 12 gusht, me fillim nga ora 17:00, në Stadiumin e Qytetit, në Gjilan.
/Elife Sherifi/2LONLINE/