Sport Club Gjilani bënë të ditur për arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit, Senad Jarovic.
Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme.
26-vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist i huazuar nga FC Struga, ndërkohë që pas arritjes së marrëveshjes me kampionët e Maqedonisë së Veriut, ai tashmë e ka të vlefshëm kartonin e plotë për transferim.
Jarovic i është bashkuar menjëherë ekipit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që prezantimi tij do të bëhet pas rikthimit në Gjilan, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/