Xhiroja e 20-të kampionale sjell përballjen FC Drita – KF Dukagjini, ndeshje që zhvillohet në stadiumin sintetik në Gjilan nesër, e shtune nga ora 13:00.
Njëri ndër lojtarët sulmues të Dritës, Ardit Tahiri, ka thënë me këtë rast se humbja në javën e kaluar nuk i pengon ekipit të mos fitojë në këtë xhiro, prandaj ai beson në fitore në duelin e nesërm ndaj Dukagjinit.
“E kemi nis jo mirë kampionatin, por kjo nuk ndikon që mos të fitojmë nesër. Nesër është koha dhe dita të reflektojmë për atë humbje. E kemi një grup të mirë, gjithçka po shkon shumë mirë dhe shpresojmë që nesër ta kthejmë fitoren te ne”, theksoi Tahiri.
Futbollisti Ardit Tahiri foli edhe për hapësirën që po i krijohet me ardhjen e trajnerit Thaqi, për çka theksoi se si futbollist profesionist e vlerëson dhe duhet ta respektoj vendimin e trajnerit për minutat e dhënë e do të mundohet ta jap maksimumin.
“Do të angazhohem maksimalisht dhe ta shpërblej ekipin në mënyrën më të mirë”, theskoi sulmuesi, Tahiri, nga i cili mund të pritet që nesër ta tund portën kundërshtare /2LONLINE/