(2L ONLINE) – Në statistikat policore të Rajonit të Gjilan është shënuar edhe rasti i një arrestimi të një të dyshuari. Raportohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mustafë Koka”, në Gjilan ku është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 29 copë fishek të cal. 4.5 mm pa leje përkatëse. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përndryshe, raportohet, edhe për një person tjetër të arrestuar. Në Pikën Dheu i Bardhë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull Kosovar/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit. /2L ONLINE/