Autoritetet policore kanë raportuar për një sulm ndaj personit zyrtarë, që është regjistruar në Kllokot, ku ankuesi, punëtori i KEDS-it thotë të jetë sulmuar nga një i dyshuar.
“Ankuesi, punëtor i KEDS-it, ka raportuar se gjersa ka qenë duke kryer disa punime në një trafo të rrymës është sulmuar fizikisht dhe është goditur me grusht në fytyrë nga i dyshuari”, thuhet në raportin policor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe me vendimin e prokurorit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.