Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të cilësuar si “vrasje në tentativë “dhe “pjesëmarrje në rrahje”, të regjistruar në Gjilan.
“Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje rreth një prone ishte sulmuar me mjete të forta dhe qëlluar me armë zjarri nga katër të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët pasi e kishin kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Të dyshuarit janë kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk janë hasur – ata gjenden në arrati, ndërkohë që rasti vazhdon të hetohet.