Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se katër të dyshuars, e kanë sulmuar fizikisht Drejtorin e Shërbimeve Publike e Komunës së Gjilanit, ne zyrën e tij, me ç‘rast i kanë shkaktuar dëme materiale në zyrë, ndërsa i njëjti fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Kanë ndërhyrë punëtorët tjerë të komunës, të cilët edhe e kanë ndaluar sulmin. Policia e Kosovës fillimisht i ka arrestuar të gjithë të dyshimtit, të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve për rastin ”Sulm ndaj personit zyrtar””, ka thenë zëdhënësi Hashani.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në procedure të rregullt në Prokurorinë Themelore. Motivet e rastit janë duke u hetuar.