Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë (BFI), Sulejman Rexhepi është shkarkuar sot nga kjo pozitë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të BFI-së që u mbajt në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të saj.
Në vend të Sulejman Rexhepit si ushtrues detyre është emëruar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu.
“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu”, thuhet në vendimin e Rijasetit të BFI-së.
Epoka e Re