Momenti më i mirë i festës së ditëlindjes është padiskutim tortja dhe fryerja e qirinjëve dekorues. Por, një studim i ri tani mund t’ju bëjë të mendoni dy herë para se ta bëni këtë gjë.
Shkencëtarët e kanë studiuar këtë fenomen dhe kanë zbuluar se faktikisht mund të jenë rreth 1,500% më shumë mikrobe në torte nëse veç i fryni qirinjtë.
Sipas eksperimenteve, mesatarisht fryrja e qirinjve të tortës e rritë numrin e baktereve përreth për 15 fish – madje, në disa raste, deri në 120 fish.
Kjo nënkupton se rezultatet mund të dallojnë nga personi në person. Disa njerëz e transferojnë një oqean bakteresh, e disa tjerë jo.
Por, shkencëtarët gjithashtu thonë se kjo gjë nuk është edhe aq brengë e madhe shëndetësore.