Me moshën vijnë edhe ndryshimet në trupin e njeriut dhe organi më i rëndësishme dirigjues i organizmit, truri pëson ndryshime më të ndjeshme.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në Procesin e Akademisë Kombëtare të Shkencave në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, thuhet që truri i grave ka një tendencë që të mbetet më i ri se ai i burrit edhe nëse te dytë kanë moshën e njëjtë.
Sipas hulumimeve, truri i grave është rreth katër vjet më i ri sesa truri i burrave, të paktën sa i përket mënyrës se si e konsumon energjinë.
Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë e shëndosha kanë një moshë metabolike të trurit që është vazhdimisht më e re se mosha metabolike e trurit të burrave të së njëjtës moshë. Ky dallim është vërejtur edhe te personat e moshës së re dhe tek të moshuarit.
Sipas gjetjeve të këtij studimi, ndryshimet e mënyrës së përdorimit të energjisë nga truri gjatë jetës së një personi zhvillohen më shpejt te gratë sesa te burrat.