DYLON

Në Gjilan mbahet punëtoria me gratë ndërmarrëse me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”

Në Gjilan mbahet punëtoria me gratë ndërmarrëse me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”
Avatar photo Redaksia

Me përkrahje të programit të USAID-it, në Gjilan është mbajtur të martën punëtoria me gratë ndërmarrëse me temën “Qasja në financa dhe aplikimi për kredi”.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, ka përshëndetur dhe përgëzuar gratë ndërmarrëse për të arriturat e tyre të deritanishme.

EkoHigjiena

Kjo punëtori ka për qëllim të ofrojë këshilla, ndihmë teknike në informata lidhur me qasjen në financa dhe aplikimin për kredi, duke iu ndihmuar në identifikimin e mundësive të ndryshme për kredi.

Gjatë trajnimit është diskutuar edhe rëndësia e të pasurit pronë dhe zhvillim të biznesit dhe mirëqenies sociale.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.