Studentët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, të cilët kanë qenë pjesëmarrës të Projektit ReBUS, respektivisht pjesëmarrës të trajnimit për zhvillim të moduleve innovative, moduleve trajnuese nga ndërmarrësia dhe validimi i kompetencave, përmes të cilave, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi t’i shohin kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, ndihen me fat që kanë qëndruar në Graz të Austrisë gjegjësisht në Universitetin “FH Joanneum”.
Projekti Rebus është pa dyshim një ndër projektet më të rëndësishme që Universiteti “Kadri Zeka” është partner, në kuadër të programit Erasmus+ të Unionit Evropian.
Si përfitues të këtyre trajnimeve studentëve të UKZ-së u është dhënë mundësia që të plotësojm njohuritë e fituara në Universitet dhe të fitojnë njohuri të reja në fushën e ndërmarrësisë.
Arta Mulaku, Arjeta Isufi, Lirigzon Salihu, Lirikë Qerimi, Lirjet Miftari, Nakshije Emerllahu, Naser Abdullahu, Fatmir Nuredini dhe Ilir Nuredini, thonë se gjatë qëndrimit tonë në Graz të Austrisë gjegjësisht në Universitetin “FH Joanneum”, si student të Universitetit “Kadri Zeka” së bashku me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kemi ndjekur ligjërata në fushën e ndërrmarrsisë nga profesor shumë të përgatitur. Sipas tyre, gjithashtu u është dhënë mundësia që të punojmë në grupe me student të universiteteve tjera pjesëmarrëse në këtë trajnim, ku puna në grupe u ka mundësuar që përveç se të shkëmbejmë njohuritë me student të vendeve të tjera, gjithashtu edhe të mësojmë më shumë për kulturën dhe traditat e atyre vendeve.
Për gjithë këtë ata i janë mirënjohës Universitetit ‘’Kadri Zeka’’, për të cilin thonë se janë me fat që janë pjesë e këtij institucioni të madh të dijes.
‘’Universiteti “Kadri Zeka” edhe kësaj here ka dëshmuar se me vullnet, përkushtim dhe staf profesional është drejt rrugës së vendeve të BE-së dhe se sukseset nuk do të mungojnë asnjëherë. Andaj edhe ne studentët, jemi të vetëdijshëm se duke qenë pjesë e universitetit “Kadri Zeka”, që promovon një frymë bashkëpunimi dhe na nxitë që të ndihmojmë të tjerët dhe të jemi gjithmonë në kërkim të njohurive dhe aftësive të reja, suksesi në tregun e punës në të ardhmen është pothuajse i garantuar’’, shprehen studentët e UKZ-së.
Sipas tyre, Universiteti FH Joanneum(FHJ) në Graz të Austrisë, është një Universitet me shumë departamente, dhe ajo që u ka lënë përshtypje më të madhe është fakti se ka hapësira të mëdha dhe kabinete të ndryshme, porse studentët e FHJ nuk kanë ndonjë përparësi në krahasim me studentët e UKZ, në rastin kur marrim në konsideratë kushtet e dy universiteteve.
‘’Nëse e krahasojmë Universitetin Joanneum dhe UKZ, marrë parasysh të gjitha pikat e mundshme, dallimi kryesorë midis Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ dhe FH Joaneumm është infrastruktura, ku besoj që po ti kishin studentet tanë këto mundësi do të mbërrinin shumë më shumë’’, kanë vlerësuar studentët.
Ndryshe, disa student të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, të udhëhequr nga Dekani Xhevdet Thaqi dhe disa studentë të programit Master e-qeverisja të UKZ-së, kanë qëndruar në Graz të Austrisë, respektivisht në Universitetin FH JOANNEUM
Kjo vizitë vjen si rrjedhojë e punës dhe bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Universitetet e Evropës, siç është rasti me trajnimet e stafit dhe të studentëve të Universiteti “Kadri Zeka” në kuadër të Projekti REBUS (Ready for Business).