Shkruan :Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Studentët nga tri komuna Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që studiojnë në Universitete Publike në Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej të lirohen nga pagesa e semestrit, vitit dhe pagesa tjera. Por, edhe në akomodimin në konvikte dhe sigurimin e shujtave në mensa të studentëve të këtyre universiteteve publike, të jetë i rregulluar pa pagesë ose më një pagesë tepër të vogël simbolike . Kurse nëpër Universitete e kolegje private pagesa të jenë vetëm gjysma si në studime po ashtu edhe në konvikte dhe mensa për ushqim .
Dihet mirëfilli që për shumë vite është aplikuar njëanshëm taksa kufitare për shqiptarët nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që kanë hyr në Kosovë – këto të hyra t’ju kthehen në njëfarë mënyre duke Ju ndihmuar në investime në kuadro nga ajo pjesë. Po ashtu edhe Shqipëria ka obligim moral, Kombëtar e Kushtetues, të ngrisin dhe mbrojnë çështjen e shqiptarëve jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.
Prandaj, studentët që regjistrohen nga tri komunat e lartpërmendura të lirohen fare nga pagesat për provime dhe semestër për Fakultete si për Studime.- Themelore – Në Master dhe- Në Doktoraturë dhe specializime tjera .
Universiteteve publike të dy shteteve shqiptare i bjen hise më së shumti të investojnë jo vetëm në shkollimin dhe arsimimin e kuadrove të kësaj Krahine shqiptare, por edhe në investime tjera. Studentëve nga këto Komuna duke ju mundësuar që sa më shumë të studiojnë nëpër këto Universitete publike përveç që do të ngritën në aspektin profesional shpenzimet do t’i kenë më të pakta dhe po aq me rëndësi do të punësohen në administratë pasi ende kemi mungesë të profileve në gjykatë, shëndetësi, Gjeodezi,Kadastër etj.
Fryma shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe hapësirave tjera etnike shqiptare prandaj lirim nga pagesa do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale .
Në këto tri Komuna të gjitha bibliotekat që jan të nivelit të shkollave e qyteteve të furnizohen dhe mbulohen nga buxhet e dy qeverive . Duhet të ndihmohet edhe në arkivat Komunale dhe arkivin Qendrore në Beograd,ku ka të dhëna shumë të vlefshme jo vetëm për shqiptarët në këto tri komuna por nga e tërë ish-hapësira e Jugosllavisë së dikurshme.
Këto tri komuna kanë nevojë për mbështetje financiare që të botohen libra e publikime që kanë të bëjnë me këto tri komuna, për mbështetjen e ndonjë gazete apo reviste javore.
Gjithashtu ne kemi disa Ansamble dhe Shoqëri Kulturoro-Artistike që edhe këto do të duhej të mbështetën materialisht, sikurse edhe në investime në ruajtjen e objekteve dhe monumenteve kulturoro-historike dhe vende të ndryshme të merren ekspedita hulumtuese në Arkeologji e fusha tjera .
Presim që të fillojnë një qasje e re që Republika e e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të ndërrojn qëndrimin ndaj Krahinës së banuar me shumicë shqiptare të mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e Serbisë. /2L ONLINE/