(2LONLINE) -Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjilanit vizituan sot Policinë e Kosovës për t’u njohur më për së afërmi me punën dhe kapacitetet e këtij Institucioni respektivisht stacionit policor në Gjilan.
Në fillim studentët u pritën nga Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Remzi Azemi i cili bëri një përshkrim të përgjithshëm mbi Policinë dhe iu përgjigj interesimit të studentët të shprehur përmes pyetjeve të ndryshme.
Ndërsa togeri Feriz Abazi i njoftoi studentët me punën, përgjegjësitë dhe objektivat që ka aktualisht Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor në Gjilan.
Kryetari i Parlamentit Studentor Mehmet Zylfiu falënderoi Policinë e cila sipas tij, pa hezitim pranoi kërkesën e studentëve për vizitë si dhe për informimin e drejtë në lidhje me punën e këtij institucioni.
Abazi dhe Zylfiu thanë që kjo vizitë ka hapur rrugë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen ku fokus të veçantë do t’i jepet vetëdijesimit të rinisë ku me këtë rast Zylfiu ftoi zyrtarët policorë për një ligjëratë interaktive me karakter informues me studentët në Universitetin “Kadri Zeka”./2lonline/