Gjatë kësaj javë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar në një vizitë studimore studentë nga Universiteti ZUG në Zvicër, e cila u realizua si rrjedhojë marrëveshjes së bashkëpunimit mes UKZ-së dhe Universitetit ZUG.
Studentët Zviceran të shoqëruar nga studentët tanë kanë pasur takime me Menaxhmentin e UKZ, Stafin Akademik, ku janë informuar rreth aktiviteteve, punës dhe zhvillimeve tjera në Universitet dhe njëherësh janë informuar rreth fushës së edukimit dhe mësimdhënies edukative.
Po ashtu në UKZ janë organizuar edhe punëtori. Punëtoria me temë: “Roli i mësuesve në shkollë dhe shoqëri”, është mbajtur nga Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe Prof. Ass. Dr. Selim Daku. Gjatë kësaj ligjëratë studentët kanë pasur rastin që të debatojnë, të shprehin interesimet e tyre rreth Universitetit “Kadri Zeka” dhe njëkohësisht të paraqesin zhvillimet dhe krahasimet mes UKZ dhe ZUG. Punëtoria me temë “Situata me Pandeminë Covid 19 dhe ndikimi i teknologjisë në jetën tonë” është mbajtur nga Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu dhe Prof. Ass. Dr. Kastriot Dermaku. Gjatë kësaj punëtorie konkretisht është diskutuar rreth ndikimit të teknologjisë para dhe gjatë pandemisë si dhe sfidat të cilat na kanë përcjellë të gjithëve gjatë kësaj kohe.
Janë organizuar edhe diskutime mbi temat e vendosura nga vetë studentët gjatë takimeve të mëparshme online mes studentëve të ZUG dhe atyre të UKZ-së.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në Kosovë, respektivisht në Gjilan, studentët zviceran gjithmonë të shoqëruar nga studentët e UKZ-së, janë pritur në një takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kanë realizuar vizita nëpër institucione parashkollore dhe shkollore në komunën tonë, ku kanë parë konkretisht se si zhvillohet procesi mësimor.
Ndërsa është realizuar edhe një ekskursion nëpër Kosova, si në Monumentin Historik në Prekaz, vizitë në qytetin e vjetër të Gjakovës dhe vizitë në qytetin e vjetër të Prizrenit.
Studentët nga Zvicra nga të cilët ka pasur edhe studentë shqiptarë që studiojnë në ZUG si, Drin Emini dhe Merita Isufi janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së, njëjtë mendon edhe Jenny MCmahonn, ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë në Universitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.
Ndryshe studentët zviceran kanë qëndruar nëpër familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për sistemin arsimor, për kulturën shqiptare , për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare. /2LONLINE.com/