Shfaqjet “Borëbardha me 7 xhuxhat”, “Hirushja” dhe “Rosaku topolaku” erdhën në skenën e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në një version krejt të veçantë nga studentët e Fakultetit të Edukimit, në vigjilje të Manifestimit Gjithëkombëtar “Flaka e Janarit”.
Studentët e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit te artit Ahmet Ibrahimi dhe në kuadër të lëndës Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla, para disa fëmijëve të institucioneve parashkollore të Gjilanit dhe para studentëve e stafit të UKZ-së, luajtën përrallat “Borëbardha me 7 xhuxhat”, “Hirushja” dhe “Rosaku topolaku” , nga të cilat fëmijët u kënaqen shumë.
Sipas profesorit Ahmet Ibrahimi, qëllimi i këtyre shfaqjeve është i qartë që në këtë muaj janari, ti gëzojnë fëmijët dhe të gjithë të tjerët. /2LONLINE/