Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” kanë bllokuar hyrjen e institucionit të Rektoratit. Ata kanë thënë se po e kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit, pasi sipas tyre, zgjedhja e tij është bërë në kundërshtim me statutin e UP-së.
Mësohet se, i pari i këtij institucioni, Ramadan Zejnullahu është futur brenda objektit para se të filloj protesta.