Një grup prej 20 të rinjve nga Serbia, kryesisht studentë të shkencave juridike dhe politike të organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në kuadër të programit të Këmbimit Rajonal vizituan Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu i priti në selinë e këtij institucioni dhe elaboroi për gjendjen politike dhe të sigurisë para studentëve me theks të veçantë në raundin e ardhshëm të bisedimeve të Brukselit në shkurt mes Prishtinës dhe Beogradit.
Musliu gjithashtu theksoi se pa zgjidhjen e problemit politikë të Luginës së Preshevës në Ballkan edhe më tej nuk do të ketë qetësi, për më tepër në vazhdimësi kemi kërkuar që në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet edhe për Luginën e Preshevës.
“Nga se reciprociteti është kërkuar me të gjitha dokumentet e përbashkëta të të gjitha partive politike shqiptare dhe për ne standardet e dyfishta janë të papranueshme. Bisedimet niher e përgjithmonë duhet të zgjidhin çështjet që kanë të bëjnë me serbët në Kosovë por njëkohësisht duhet të reflektoj edhe zgjidhjen e çështjes politike të Luginës së Preshevës, thuhet në kumtesën e KKSH-së./Titulli.com/