(2L ONLINE) – Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së, njëherit kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e strukturave të Degës, me Kryesinë, dhe kryetarët e Nëndegëve, ndërsa e pranishme ka qenë edhe kryetarja e Forumit të Gruas, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Në këtë takim, të gjitha strukturat e LDK-së i kanë dhënë mbështetje qeverisjes së Gjilanit, të cilës i prinë kryetarit Lutfi Haziri, duke u vlerësuar si qeverisje me duar të pastra dhe dyer të hapura, e cila çdo ditë po realizon projekte në të mirë të qytetarëve.
Në takim, është vlerësuar shumë përkushtimi i madh i Komunës së Gjilanit në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, veçanërisht për katërshen e madhe të prioriteteve, në të cilën hynë edhe infrastruktura rrugore, me të gjitha elementet përcjellëse.
Strukturat e LDK-së, poashtu, i kanë dhënë mbështetje “Koalicionit të Shpresës”, i cili shumë shpejt do ta formojë qeverinë qendrore dhe në këtë mënyrë do t’i kthehet edhe kujdesi i Prishtinës për Gjilanin në aspektin e investimeve të mëdha. /2L ONLINE/