Në kohën që jemi duke jetuar, është e pamundur të mos jesh i prekur pak nga kjo dukuri e quajtur “stres”. Siç e dimë vetë dinamika e jetës, rutina ditore, monotonia nga të bërit gjërat e njëjta çdo ditë, ballafaqimi me situata jo të këndshme, e shumë faktorë tjerë, bëjnë të mundur që personi të preket nga kjo gjendje mjaftë e sikletshme.
Shkruan: Doruntinë Ferati
*Stresi është gjendje emocionale e tensionuar e cila shkakton tek njerëzit ndjenja të tensionit, presionit, si dhe shfaqë emocione negative si zemërimi etj.
Stresi ndikon ndryshëm nga personi në person. Këtu vlen të theksohet edhe personaliteti i personit i cili gjendet në këtë situatë. Ka personalitet të cilët dinë mirë të menaxhojnë këtë situatë, por ekziston edhe kategoria tjetër e njerëzve të cilët nuk janë të aftë të luftojnë këtë gjendje, dhe si pasojë e kësaj atyre u duket se jeta e tyre po bëhet çdo ditë e më e vështirë, si dhe fatkeqësisht në disa raste hezitojnë të kërkojnë ndihmë profesionale tek psikologu, apo qoftë edhe ndonjë këshillë nga miku më i afërt.
Vlen të ceket se një fije stresi mbi ne është normal, por kuptohet, deri në momentin kur ai nuk ndikon në shëndetin dhe jetën tonë.
Në momentin që stresi bëhet kronik, ndikimi i tij në shëndetin tonë është i pashmangshëm. Gjendja stresuese prekë zemrën, sistemin nervor, imunitar, na shkakton ankth, vështirësi në përqendrim, në të kuptuar etj.
Siç e kemi theksuar, stresi shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Disa nga të tjerët janë:
● Problemet dhe acarimet mes anëtarëve të familjes
● Problemet në vendin e punës, parehatia si dhe moskuptimi me kolegë
● Problemet me partnerin, (martesa)
● Gjendja ekonomike e dobët
● Pesimizmi
● Merakosja e tepërt mbi gjithçka
● Mendimet negative mbi vetën dhe të tjerët
● Mbyllja në shtëpi
● Komunikimi i dobët me shoqëri dhe shumë faktorë tjerë
E dimë se jeta na ballafaqon çdo ditë me nga një surprizë të ndryshme. Është e mbushur me të mira dhe momente jo shumë të këndshme. Por është shumë me rëndësi që ne të mos bijmë pre e mllefit tonë, dhe ti dorëzohemi momenteve negative.
Këtu më bie në mend një thënie;
“Jeta është si piano. Butonat e bardhë janë momentet e lumtura dhe butonat e zinj janë momentet e trishtuara…por mos harroni se përdoren të gjithë butonat së bashku për të krijuar një muzikë të bukur të quajtur “Jetë”. Pra, nganjëherë duke mos u ballafaquar me situata jo të mira, nuk dimë të vlerësojmë të mirat që i ka ana tjetër e medaljes (jetës).
Ekzistojnë disa mënyra për ta menaxhuar stresin. Disa nga ato do ti cekim më poshtë:
● Aktiviteti fizik, vrapimi, shëtitja, ecja…
● Leximi i ndonjë romani të këndshëm, shkrimi…
● Bëjë gjërat që të bëjnë të ndihesh i lumtur
● Realizoi hobet tuaja
● Qesh, qaj dhe bisedo me njeriun më të afërt. Të ndihmon të ndihesh më i qetë
● Ndaj kohë për veten tënde
● Organizoje kohën
● Ndrysho ambientin
● Ndrysho mendime, largoji ato negativet
● Krijo ambient relaksues në shtëpi
Këshillë* është mirë që interieri shtëpisë të jetë me ngjyra jetësore, të kesh orendi shtëpiake kreative, aromë të mirë, etj.
● Duaji dhe përqafoji çdo ditë më të dashurit tu. Është ilaçi më i mirë .