Serbët e Kosovës, sidomos ata të pjesës veriore, nëse duan të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të votojnë në fletëvotimin ku gjendet edhe stema e shtetit tonë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 24 maj, pritet të vendosë për mbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimit për zgjedhjet e 8 qershorit, ndërsa burime të gazetës Tribuna kanë bërë të ditur se në këtë fletë, do të gjendet edhe stema e shtetit, pasi e njëjta, po me një vendim të KQZ’së ishte hequr në zgjedhjet e fundit lokale.