Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, me ftesë të homologut serb Dragan Glamoćić, qëndron sot në Serbi, për të marrë pjesë në takimin e shtatë vjetor të ministrave të bujqësisë nga Evropa Juglindore, i cili mbahet në Kopaonik. Kjo është hera e parë që një ministër i Republikës së Kosovës merr ftesë zyrtare nga homologu i tij nga Serbia.
Kryesuese e këtij grupi në këtë vit është Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ndërsa nesër ministri Stavileci do t’ia dorëzojë kryesimin e grupit rajonal për vitin 2014, ministrit të Bujqësisë së Serbisë, Dragan Glamoçiq.
Shtetet e Evropës Juglindore, përmes këtij grupi ndërshtetëror, po e forcojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe njëkohësisht po i përafrojnë reformat rreth Politikës së Përbashkët Bujqësore, për t’i përshpejtuar proceset integruese në BE, thuhet në komunikatën për media të ministrisë së bujqësisë.