Në një intervistë ekskluzive për portalin informativ Titulli.com, kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq flet për situatën aktuale në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, duke e cilësuar atë si stabile.
Lidhur me bisedimet e ndërprera ndërmjet liderëve politik shqiptar të këtij rajoni dhe qeverisë serbe, kryetari i këtij organi qeveritar thotë se këto bisedime duhet vazhduar pa asnjë shtyrje.
Ndërsa, sa i përket mbështetjes së shtetit për këtë rajon, Stankoviq thotë se „nëse shteti dëshiron të ketë njerëz në këto hapisëra duhet t’i mundësojë banorëve para së gjithash mundësi materiale dhe të sjell investitorë, qofshin ata të huaj apo vendor“
lexo intervistën në: