Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka mbajtur takim pune me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të saj, ndërsa kryetari i saj Zoran Stankoviq ka thënë se është arritur të stabilizoj situatën politike dhe shënoj rezultate të mira në këtë pjesë të Serbisë.
Stankoviq në deklaratë për medie ka thënë se trupi Koordinues ka mundësuar kontakte më të shpeshta ndërmjet vetëqeverisjeve lokale dhe organeve shtetërore por edhe një numër të madh aktivitetesh të realizuara.
Sa i përket vitit të kaluar, Stankoviq ka përkujtuar se janë ndërtuar dhe adoptuar shumë objekte, si fakulteti ekonomik në Bujanoc, sheshi në këtë qytet si dhe rrethrrotullimi, materniteti në Preshevë, ka filluar rregullimi i lumit të fshatit Tërrnoc..
“Në periudhën e kaluar është kryer një punë e madhe sa i përket objekteve të infrastrukturës, rrugëve, kanalizimit dhe rrjetit të ujësjellësit..” ka thënë Stankoviq për medie.
I pyetur se çfarë po ndodh me tekstet shkollore, Stankoviq ka thënë se për këtë sot nuk ka pas diskutim, por ka përkujtuar se në periudhën e mëhershme është arritur marrëveshja që të respektohet ligji se cilat tekste mësimore mund të përdoren për plan programin mësimor në shkollat shqipe”
“Vet fakti se në këto shkolla nuk ka tekste mësimore të mjaftueshme në gjuhën shqipe, si dhe këto tekste mësimore nuk përmbushin kriteret e lejuara, por ne në asnjë mënyrë si trup koordinues nuk kemi qenë të njoftuar se si ka ardhur ky kontigjent me libra në kufi” ka shtuar Stankoviq.
Sipas fjalëve të tij, ai liderëve shqiptar i ka thënë se ata duhet të thonë se nëse duan që në vitin 2016 të zgjidhet problemi i tekstet shkollore.
“Pastaj ne pas vitit të ri do të iniciojmë që në ministrinë e arsimit të niset definitivisht që të zgjidhet problemi me tekstet shkollore për nxënësit shqiptar të këtij rajoni”, theksoi Stankoviq.