Përfaqësuesit politik shqiptarë në Bujanoc dhe Preshevë kishin ftuar elektoratin të bojkotojnë zgjedhjet për president të Serbisë të mbajtur më 2 prill sepse kandidatët presidencial nuk ka treguar interesim për votën e shqiptarëve të këtij rajoni.
Në Bujanoc nga 42.000 votues kanë votuar 15% ndërsa në Preshevë nga 38.000 veç 7% votuan, shkruan B92, transmeton Titulli.com.
Kryetari I Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka shpjeguar se për bojkot kanë ftuar liderët politik shqiptarë që marrinë rroga nga buxheti I Serbisë.
“Unë pres që shumë shpejt të fillojnë bisedimet mes përfaqësuesve shqiptarë dhe qeverisë në Beograd”, është shprehur Stankoviq.
BURIMI: Titulli.com