Në kuadër të bashkëpunimit që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Universitetin e Manisas “Celal Bayar” të Turqisë, një ekip i UKZ në përbërje të Prof. Ass. Dr. Selim Daku, dhe zyrtarëve Kushtrim Dekmi, Betim Berisha dhe Mensur Ajeti, kanë qenë pjesë e ICM(International Credit Mobility) për pesë ditë me radhë.
Ata gjatë qëndrimit në Universitetin e Manisas Celal Bayar kanë realizuar takime të ndryshme. Fillimisht janë takuar me disa nga përfaqësuesit e zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar, ku në ndërkohë kanë pasur takime dhe vizita me përfaqësuesit e Fakulteteve në universitetin e Manisas.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Universiteti “Celal Bayar” në kuadër të mobilitetit, janë dakorduar që të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes dy universiteteve. /2LONLINE/