Demiri tha se stadiumi i qytetit të Vitisë ka kaluar para disa muaj në shfrytëzim të klubit të futbollit “Vitia” dhe se janë duke vazhduar punimet në rindërtimin e kësaj fushe si në drenazhimin , rrafshimin ,mbjellën e barit si dhe ndërtimin e kabinave.
Ai tha se pret që ky projekt do të përfundoi diku ka mesi i vitit 2011 dhe më këtë synohet që të përkrahet sporti në Komunën e Vitisë.
Ndryshe, për ti parë punimet nga afër, rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit të Vitisë, kryetari i komunës Nexhmedin Arifi, i shoqëruar edhe nga Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport Visar Demiri, ka vizituar sot vendngjarjen ku ka parë se po vazhdojnë punimet rreth ndërtimit të plotë.
Kreu i komunës së Vitisë është shprehur me këtë rast se investimi në këtë fushë nuk do të mungojnë. Ai ka kërkuar që ndaj fushave të tilla sportive të këtë një përkujdesje maksimale./2lonline/