Nëse kryeministri Hashim Thaçi kërkon të bëjë koalicion edhe me listën “Srpska” atëherë përfaqësuesit e kësaj partie janë të gatshëm të lidhin koalicion me të. Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” përfaqësuesit e kësaj partie, e cila në zgjedhjet e 8 qershorit ka marrë numrin më të madh të votave nga komuniteti serb.