Duke i parë diskutimet publike në media e në publik, më duhet të njoftojë publikun, si përfaqësues i deleguar i Zonës Operative të Karadakut (ZOK) në komisionin qendror, i Shoqatave të Luftës së UÇK së, kemi marrë pjesë në debate me komisionin parlamentar ku kemi dhënë mendimet tona për ligjin e veteranëve të UÇK së.
Ai debat ka qenë edhe publik dhe ne kemi dhënë mendimet tona, ligji ka mangësi që në të ardhmen duhet të plotësohet me ndryshime.
Me aprovimin e ligjit ka filluar edhe aplikimi i Familjeve të Dëshmorëve për Dëshmorë, Invalidëve dhe Veteranëve në Shoqatat e dala nga lufta e UÇK së, ku ne e kemi ndihmuar zyrën pranë kryeministrit gjatë aplikimit.
Më të filluar komisioni verifikimin, janë të njoftuar komandantët e njësive apo Brigadave për listat e aplikantëve që duhet të verifikohen, gjatë këtij procesi kanë qenë të involvuar të gjithë komandantët e njësive, përgjegjësit e fshatrave të lagjeve në qytet.
Ky proces ka qenë shumë i rëndë ku ne kemi pasur edhe kërcënime ku kemi edhe raporte në polici, më telefonata e mesazhe për tu bërë veteranë me dhunë.
Gjatë këtij procesi të verifikimit nga komandat e njësive të ZOK janë këta:
Brigada 171 “ Kadri Zeka”
53 – Dëshmorë
49 – Invalidë
583 Veteranë
Vërejtje; Në këtë Njësi (në këto shifra) janë përfshirë edhe ata që ishin pjesë e vinin nga, Vitia, Kamenica, Presheva, Novobërda, Bujanoci, Kumanova- Shkupi. Ndërsa nëse veçojmë vetëm nga Komuna e Gjilanit, e të cilës i bashkëngjiten edhe dy fshatra Sllovia dhe Brusi, të komunës së Lipjanit, janë gjithsej 466 veteranë.
Brigada 172 “ Isa Kastrati”
12 – Dëshmorë
27 – Invalidë
251 – Veteranë
Brigada 173” Gursel dhe Bajram Sylejmani”
12 – Dëshmorë
7 – Invalidë
225 veteranë
Ata të cilët nuk kanë pasur fatin të jenë pjesë e komandave të njësive apo përfaqësues të fshatrave nuk kanë të drejtë të flasin sepse nuk e dinë, lufta ka qenë shumë e vështir por në fund ne dolëm fitimtar dhe arritëm së bashku me këta Dëshmorë, Invalidë, Veteranë, ta sjellim lirinë ku po e gëzojnë sot të gjithë së bashku.
Lavdi të rënëve për Atdhe
Lavdi Ushtrisë më të lavdishme të UÇK-së
Ahmet Daku, ish Kryetar i OVL të UÇK-së, për 12 vite
Përfaqësues I ZOK-ut, në Komisionin Qendror për Verifikim.