Sqarim publik, lidhur me publikimin në media të “visit-kartave” në “pitalka” të kandidatës së PDK-së Leonora Morina – Bunjaku
Kandidatja e PDK-së për deputete për Parlamentin e Kosovës, znj. Leonora Morina – Bunjaku, përmes Departamentit për Media dhe Marketing të SHZ të Degës së PDK-së në Gjilan, njofton publikun e gjërë se, ajo nuk ka qenë në dijeni për rastin e shpërndarjes së pitalkave me vizitë-kartën e saj.
Pas informimit dhe sqarimeve të detajuara mbi shpërndarjen e pitalkave me vizitë-kartë të sajë, është kuptuar se, disa aktivistë të paautorizuar nga kandidatja znj. Leonora Morina – Bunjaku dhe nga Shtabi Zgjedhor I Degës së PDK-së në Gjilan, kanë ndërmarrë një aksion humanitar për shpërndarjen falas të pitalkave.
Duke ju kërkuar falje publike për këtë rast, ju siguroj se, qëllimi im jetësor është aktiviteti në shërbim të qytetarëve, por asnjëherë duke banalizuar në moment të tilla.
Departamenti për Media
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017