Sport Club Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Granit Jashari.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
23 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e KF Drenica, derisa më parë ka qenë reprezentues i rregullt i moshave zingjir te Përfaqësuesja e Kosovës.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Granitit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /2LONLINE/