Sot menagjmenti i Spitalit të Gjilanit në kuadër të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile ka përfituar një donacion nga Qeveria Japoneze përmes “Action for Mothers and Childern” ( Aksioni për Nëna dhe Fëmijë).
Bëhet fjalë për një mikroskop me të cilin do të bëhet diagnostifikimi i Pap – testeve të marra nga pacientet në kuadër të skreningut për diagnostifikimin e hershëm të karcinomës së qafës së mitrës. Me këtë do të bëjmë edhe funksionalizimin e Laboratorit të Patologjisë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitali të Përgjithshëm të Gjilanit.
Ky projekt do të ishte i pamundur pa bashkëpunimin e ngushtë me donatorin LuxDev në kuadër të Projektit KSV/017 nga Qeveria e Luksemburgut të cilët janë në fazën e zhvillimit të procedurave për rregullimin dhe meremetimin e hapësirave të nevojshme për Laboratorin e Patologjisë.
Me këtë rast, duam që t’i falënderojmë Qeverinë e Japonisë dhe atë të Luksemburgut të cilat po vazhdojnë të përkrahin Spitalin e Gjilanit dhe Shëndetësinë Kosovare në përgjithësi për përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitali të Përgjithshëm të Gjilanit.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për bashkëpunimin e organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile me Spitalin e Gjilanit!
Duam t’i sigurojmë qytetarët tanë se jemi të vendosur për t’u dalur në ndihmë përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe të shërbimeve sa më cilësore, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitali të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE.com/