Investime në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të përfituar nga LuxDev – Qeveria e Luksemburgut tani më janë bërë të përditësuara për Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, thuhet në njoftiminn e këtij spitali.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Arsim Emini tha se janë shumë të lumtur që bashkëpunimin me Lux-Dev tani më është përditësuar, ku kemi arritur të përfitojmë projektin e ri për një Autoklav 600 L në vlerë prej 58.000 euro e cila është vendosur në Objektin e Gjinekologjisë – Intensiva e Gjinekologjisë.
Bashkë me Lux-Dev, donatorët tjerë dhe institucionet përkatëse po vazhdojmë t’i realizonjmë objektivat e planifikuara nga menaxhmentit;
• Përmirësim i vazhdueshëm i cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore.
• Sigurimi i burimeve njerzore dhe EVP
• Përmirësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve teknologjike
• Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe menagjeriale
• Avansimi i partneriteteve vendor dhe ndërkombëtar.
“Faleminderit Ambasadorin fuqiplotë të Dukatës së Luksemburgut shkelqësinë e tij z. Eric Ditz, Drejtoreshën e projektit KSV017 nga LuxDev znj. Gylten Aka dhe Dr.Afërdita, Qeverisë së Luxemborgut. Jemi të përkushtuar që objektivat tona të përbashkëta t`i arrijmë me rezultate sa më të mira të mundshme”, ka thënë drejtori Emini. /2LONLINE/