Në kuadër të organizimit dhe planifikimit të temave profesionale për Edukimin të Vazhdueshëm Profesional Mjekët e Pulmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit (SPGJ) prezantuan temën: Spok-u diagnostikimi dhe trajtimi.
Temën e prezantoi Dr. Refik Sylaj, Pulmolog
Është një sëmundje që karakterizohet nga obstruksioni bronkial që nuk është plotësisht reverzibel. Bronkiti kronik është pezmatim i kanaleve të frymëmarrëse që manifestohet me kollë me kelbaze në të shumtën e ditëve, së paku 3 muaj në vit, gjatë dy viteve të fundit. Emfizema karakterizohet me zgjerim të kanaleve të frymëmarrjes në pjesët distale të bronkioleve terminale e shoqëruare me dëmtim të septeve alveolare, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Për këto dy sëmundje të ndërlidhura është bërë emërtimi sëmundja pulmonare obstruktive kronike SPOK ose SKOP ose ang.COPD chronic obstructive lung disease.
Puna ekipore në hulumtimin, trajtimin e rasteve përherë sjell rezultate dhe suksese të dëshiruara, ekipit të Pulmologjisë në SPGJ ju dëshirojmë suksese në vazhdimësi, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. /2LONLINE/