DYLON

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, sot u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Kryesuesi Azizi bëri me dije se që nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar të ligjshëm nga niveli qendror vetëm dy vendime.

EkoHigjiena

Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit të ditës por edhe u dhanë dy informata.

Pika që morri vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së, ishte dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2023, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik i projekt planit të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024.

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të draft rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba për vitin 2024.

Të gjitha pikat e parapara për votim kaluan me votat e shumicës dhe pritet që ato të shkojnë për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Ndërkaq në këtë takim u dhanë edhe dy informata si: Informata për kontratat e nënshkruara për gjashtë mujorin e parë të këtij viti por edhe informata për përfundimin e procesit mësimor për vitin 2022/2023.

Vlen të përmendët që në fillim të takimit anëtarët e KPF-së ngritën edhe disa çështje të përgjithshme si, pastrimin e rrugëve nga barojat, dezinfektimin e hapësirave publike, përfundimin e objektit të ri shkollor në Pozheran , largimin e disa deponive ilegale të mbeturinave, ri funksionalizimi i ndriçimeve publike dhe eliminimin e disa problemeve me rrjetin e ujërave të zeza dhe të tjera.

Përndryshe kryesisht pyetjeve të anëtarëve ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.