(2LONLINE) – Ne kuadër te projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, me 30, 31 Tetor dhe 1 Nëntor janë shpërndarë 1,200 fletëpalosje për transparencën dhe 1,200 fletëpalosje për qasjen në dokumente zyrtare ne dy gjuhe zyrtare ne tri komuna – Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut.
Gjate takimeve me zyrtaret komunal te informimit dhe zyrave pritëse si dhe personave kontaktues për qasjen ne dokumente zyrtare janë shpërndarë fletëpalosje ne dy gjuhë zyrtare për transparencën dhe qasjen ne dokumente zyrtare. Ne secilën komune janë shpërndarë nga 400 fletëpalosje për transparence dhe 400 për qasje ne dokumente zyrtarë ne dy gjuhë.
Këto fletëpalosje do te jenë ne dispozicion të autoriteteve komunale, zyrtarëve, drejtorëve dhe anëtarëve te kuvendeve komunal si dhe gjithë qytetarëve te të gjitha komuniteteve për ti informuar nga afër me te drejtat e tyre si dhe obligimet autoriteteve komunale ndaj qytetarëve karshi transparencës dhe qasjes ne dokumente zyrtare.
Ne fund, zyrtarët e zyrave te informimit dhe zyrave pritëse në të cilat janë dorëzuar këto fletëpalosje janë shprehur se këto fletëpalosje do të jenë një mjet shtesë për informim te qytetarëve për transparencën dhe mënyrë me te lehte se si te qasën dokumenteve zyrtare si dhe kujt ti drejtohen për këto dokumente ne komunë.
Fletëpalosjet për transparencën komunale dhe qasjen ne dokumente zyrtare do të publikohen nëpër webfaqet komunale te komunave të Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut ne kuadër te rritjes se transparencës dhe pjesëmarrjes se publikut ne vendim-marrje.
Ky aktiviteti është në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes ne informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri te Hapur – KFOS. /2LONLINE/