Karnavalet e Rio de Zhaneiros, një prej festivaleve më të mëdha të botës, u çelën zyrtarisht në momentin kur i ashtëquajturi “Mbreti Momo”, apo Mbreti i Karnavaleve, mori në dorë çelësin e qytetit, për ta drejtuar atë simbolikisht deri në mbylljen e festimeve.
14 shkolla të sambas nga “grupi special”, që përbën elitën e këtij kërcimi në qytet, do të parakalojnë të dielën dhe të hënën në shëtitoren e famshme të Rios, ku do të garojnë mes tyre për titullin e më të mirit.
Parada e sivjetshme ka disa tema dhe kjo është një lloj sfide që i bëhet dallgës së ultrakonservatorëve që ka sjellë Presidenti Jair Bolsonaro me ardhjen e tij në pushtet, një njeri i njohur për komentet e tij homofobe.
Autoritetet presin që në kremtimet masive të Rios këtë fundjavë të marrin pjesë 7 millionë vetë, përfshirë 1,5 milionë turistë vendas e të huaj.