Janë rreth 45 mijë maturantë të cilët në orën 10.00 kanë nisur provimin e detyruar të matematikës, i treti në radhë pas atij të gjuhë- letërsisë dhe gjuhës së huaj. Mësohet se provimi do të zgjasë rreth tre orë ku nxënësit do të përballen me testimin me shkrim.
Në një dalje për mediat zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, deklaroi se do të s’kualifikohen nga provimi të gjithë ata nxënës që do të shihen në përdorimin e telefonave celularë apo do të shkelin rregulla të tjera.
Testimi zhvillohet në 212 qendra, ku po i nënshtrohen provimit të gjithë maturantët e të gjitha profileve.