Sot në orar janë tri ndeshje të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll dhe dy ndeshje do të zhvillohen nesër.
Skuadra gjilanase, Drita do të jetë skuadër mysafire, ku do të ketë ballafaqimin e saj me Fushë Kosovën.
Lideri aktual i tabelës së klasifikimit, Ballkani po ashtu do të jetë mysafirë dhe do të luaj kundër Dukagjinit, derisa në ndeshjen tjetër, Llapi, po ashtu udhëtuese, ka para vetes skuadrën e Feronikelit 74.
Që të tria këto skuadra, Ballkani i pari (45 pikë), Llapi i dyti (44 pikë) dhe Drita e treta (43 pikë), rrugëtojnë në këtë javë për maksimumin e pikëve, për synimin që e kanë, titullin e kampionit.
Përndryshe, të dielën janë edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave, Gjilani pret Malishevën, e Prishtina – Lirinë. /2LONLINE/