Sot u pensionua profesori Hetem Kosumi. Në një postim, kolegu i tij i punës, Shkëlqim Latifi shkroi ndër tjerash: “ Kolektivi i Gjimnazit “Zenel Hajdini” profesorit Hetem i uron ditëlindjen dhe pensionimin duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë”.
Postimi i plotë:
Sot u pensionua profesori Hetem Kosumi.
Gjimnazi nderoi angazhimin e tij.
Profesori Hetë siç e quanim të gjithë, ishte bashkëpunëtor i mirë, shok e mik i të gjithëve, njeri i respektueshëm dhe punëtor i palodhur.
Profesori Hetë la vepra të mira gjatë kohës sa punuam bashkë; ishte i dashur dhe i nderuar nga nxënësit me të cilet punoi deri në pensionim.
Kolektivi i Gjimnazit “Zenel Hajdini” profesorit Hetem i uron ditëlindjen dhe pensionimin duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë.
Falënderim për kontributin e dhënë në edukimin e brezave.
Shëndet e gëzime profesor Hetem Kosumi! /2LONLINE/