/2L ONLINE/ – Sot, për të pestën herë radhazi, Manifestimi tashmë tradicional, “Trekëndëshi poetik i paqes”, tubon poetët e rajonit, nga trekëndëshi kufitar Gjilan – Preshevë – Kumanovë si dhe nga shtetet e kësaj pjese të Ballkanit (Shqipëria, Maqedonia, Kosova Lindore si dhe Kosova.
Organizator dhe nikoqir i këtyre takimeve, që kësaj here shënojnë dhe një jubile të vogël, është Ars Clubi “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, i mbështetur edhe nga MKRS -ja, përkatësisht Departamenti i Kulturës si dhe Komuna e Gjilanit.
Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu” ka thënë se simbolikisht, ky Manifestimi i cili i përkushtohet lirisë së Kosovës dhe ditës së çlirimit të Gjilanit, nis në pikëkalimin kufitar me Maqedoninë, në fshatin Stançiq, ku lexojnë tre poetë dhe, më pas bartet në ambientet e restaurant “Dunavi”, në Dunav, buzë një trekëndëshi të natyrshëm të Grykës së bukur të Karadakut.
Sipas tij, për dallim nga vitet tjera, nga ky vit e tutje, çdo “Trekëndësh poetik”, do ta ketë dhe nga një temë bosht apo emër shkrimtari, të cilin do ta trajtojë gjatë Manifestimit.
Rrustmei tha se kësaj here e nis me poezinë e Ibrahim Kadriut, në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së tij dhe 50 vjetorit të Krijimtarisë letrare e publicistike. Do të referojnë për poezinë e tij, prof dr. Mahmut Hysa dhe kritiku letrar e poeti Ramadan Musliu, ndërsa poezi do deklamojë Adem Ajvazi.
Më pastaj, do mbahet dhe Ora letrare e poetëve e njohur si “Koha e Poezisë”.
“Parësore e këtij Manifestimi është afria mes poetëve të rajonit, përkatësisht të trekëndëshit kufitar, njohja dhe thellimi i miqësive si dhe përcjellja e mesazheve për paqe e harmoni mes popujve, përmes vargjeve”, ka thënë Sabit rrushemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu”. /2L ONLINE/
AGJENDA E MANIFESTIMIT
Pikëtakimi: GRYKA E KARADAKUT – RESTAURANT “DUNAVI”
I.
Ora 10:00 – 11:00
Kafja e Mëngjesit
( ardhja dhe regjistrimi i poetëve dhe i të ftuarve të tjerë )
Ora 11:15 minuta
NË PIKËKALIMIN KUFITAR NË STANÇIQ
Hapja zyrtare e Manifestimit
Lexime te Guri i Kufirit
( Tre poetë nga tri shtete )
Ora 12:00
ME POEZINË E IBRAHIM KADRIUT
( në 70 vjetorin e lindjes dhe 50 vjetorin e krijimtarisë )
Flasin: prof dr. Mahmut Hysa dhe Ramadan Musliu, deklamon Adem Ajvazi
Vendi: Restaurant Dunavi
Ora 13:00
KOHA E POEZISË
( Ora letrare e Manifestimit )
Vendi: Restaurant DUNAVI
Ora : 15:00
DREKA PËR POETËT DHE TË FTUARIT
Vendi: restaurant MBRETI – Lladovë
Ora 17:00
Përmbyllja e Manifestimit