Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. që do të mbahen me 8 qershor.
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara për të marrë pjesë në këto zgjedhje, sipas KQZ-së është 30 (tridhjetë), që prej tyre janë: 18 parti politike; 7 iniciativa qytetare; 1 kandidat i pavarur; dhe 4 koalicione.